Policia e qytetit të Vlorës, ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje.
Në pranga ka rënë Benard Çunaj banues në Vlorë, pasi në datë 31.01.2017, ka vjedhur një aparat celular të markës "Iphone-5S" në ambientet e një dyqani në lagjen "Pavarësia" Vlorë.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që ishin të instaluara në dyqan, ato që kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes./tvklan.al