Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili ka vjedhur me dhunë 2 kilogramë flori në një argjendari. Robert Hasmuça u kap në Tiranë dhe për të kishte një masë sigurie "arrest me burg" të lëshuar nga Gjykata e Durrësit më 20 Qershor.
Ai e ka kryer krimin sëbashku me një person tjetër që mbetet ende i paidentifikuar.
?Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë?, njoftoi policia.
Ngjarja për të cilën akuzohet i riu Hasmuça ka ndodhur më 20 Prill në bulevardin e qytetit të Durrësit./abcnews.al