http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia vendos shpërblim për zbulimin e vendndodhjes dhe kapjen e Klement Balilit. Policia e Shtetit ofron 5 milionë leke për këdo që jep informacione te sakta mbi vendndodhjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë greke. Shuma është vendosur për shkak të vështirësisë së policisë për gjetjen e ish-drejtorit te transporteve te Sarandës. Çdo person që ka informacione mund të kontaktojë në numrin e vendosur ne dispozicion nga policia, ndërsa garantohet edhe ruajtja e anonimatit. Pak ditë më parë policia zbarkoi ne Delvine per te kontrolluar shtëpinë e Balilit. Në operacion u angazhuan edhe forcat speciale RENEA, por nuk u gjet asnjë gjurmë e Balilit i konsideruar nga autoritete greke si ?Eskobari i Ballkanit?. Hetuesit dyshojnë se 46-vjecari fshihet në Shqipëri. Ndonëse familjarët u thanë mediave se ai ndodhet në vendin fqinj, policia ka dyshime të forta se Balili nuk ka ndërmarrë një veprim të tillë, kjo për shkak te akuzave te rënda që i janë faturuar ne Greqi. Një arrestim i mundshëm i Balilit në Shqipëri do ta vështirësonte ekstradimin e tij për shkak te mungesës se marrëveshjes.