http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës do të dhurojë 10 milion lekë në ndihmë të banorëve të fshatit Floq të Korcës shtëpitë e të cilëve u dëmtuan me datë 1 qershor nga tërmeti.Veliaj theksoi se fondi do të shkojë për ngritjen e banesave të dëmtuara dhe zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE, TIRANE?Sigurisht qeveria do të bëjë pjesën më të madhe dhe më pas ushtria do të bëjnë zbatimin. Ne do të jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe me elektro shtëpiake dhe paisjet e nevojshme. Ashtu siç i shohim gjërat në Tiranë, ndonjëherë nis si fatkeqësi, por kthehet në mundësi përt t?i bërë gjërat më mirë. Mezi pres që ky Këshill të miratojë unanimisht këtë vendimmarrje dhe besoj që është në nderin e Tiranës për të qenë solidare me gjithë miqtë tanë në Korçë. Ka një pjesë të madhe të komunitetit të Korçës që jeton në Tiranë dhe besoj që solidariteti na bën nder të gjithëve. Ky është një vendim që fusim jashtë radhe?, tha Veliaj.Në vendimet e marra unanimisht nga këshilli bashkiak ishte dhe ai për shërbimet që përfitojnë studentët përmes kartës.Aktualisht janë shpërndarë 10 mijë të tilla dhe pritet që deri në fund të muajit të gjthë studetët të jenë pajisur me të.Listës së shërbimeve që do të përfitojnë falas ose me çmime të reduktuara studentët e universitete të Tiranës, publike dhe private, i shtohen edhe 18 të tjera.?Kemi një listë me 40 shërbime, e kemi azhornuar sepse janë shtuar edhe shërbime të tjera. Në mbledhjen e fundit ishtë Muzeu Kadare, tani do të kemi disa stacione të tjera ku studentët t?i marrin këto shërbime. Pretendojmë që deri në fund të verës këto të shkojnë deri në 100 shërbime publike dhe private?, Këshilli bashkiak miratoi edhe fillimin e projektit për rivitalizimin e Piramidës e cila do të kthehet në qendrën më të madhe të teknologjisë për të rinjtë.