Çatia i pikon, sistemi i ndriçimit është jashtë funksioni ndërsa kolanat e mermerit kanë nisur të nxihen.
Në këtë gjendje ndodhet vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë. Problem është edhe hapësira përreth këtij memoriali, pasi e gjithë zona arkeologjike është kthyer në banja publike. Kjo situatë vijon prej vitesh duke lënë në degradim një prej objekteve më të rëndësishme në vendin tonë.
Bashkia ka gati planin e ndërhyrjes për riparim, por po punohet edhe për një projekt të ri që do të ndryshojë krejtësisht pamjen si dhe parashikon rrethimin për të penguar hyrjen e personave që e dëmtojnë këtë aset historik. Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i urbanistikes në bashki Sokol Toma