Arbëreshët e Italisë, kanë ardhur për herë të parë në Kruje, që të festojnë 550-vjetorin e fitores së Skënderbeut.
Manifestimet lidhen me fitoren e Skënderbeut mbi ushtrinë Osmane të udhëhequr nga Ballaban Pashe Badera. Fitorja e Skënderbeut daton më 24 prill të vitit 1467.
Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita kanë ardhur në Kruje të përfaqësuara nga 58 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume. Arbëreshët prej 550- vjetësh e kanë kujtuar këtë festë të lavdishme me ?Vallen e Fitores?.
Aktiviteti është mundësuar nga shoqata ?Foleja kombëtare? e drejtuar nga Elida Jorgoni, e cila ka shprehur dëshirën që Vallja arbëreshe e fitores të kthehet në një traditë të përvitshme edhe në Shqipëri.
Pas programit artistik Arbëreshët vizituan Varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Emocionet e tyre nuk kanë kufi