A1 Report - Turizmi ne Tomorr, nje burim i ri fitimi per qytetaret e Poliçanit

Report TV 2015-08-22

Views 8

BERAT - Resurset e malit të Tomorrit shihen si mundësi mjaft e mirë zhvillimi për qytetin e Poliçanit.

Promovimi i vlerave të malit, kohët e fundit, ka bërë që ai të mos frekuentohet vetëm gjatë ditëve të peligrinazhit, por dhe gjatë stinës së dimrit për ski, për gara me makina gjatë verës por dhe për hedhje me parashutë.

Një vend turistik, tashmë Tomorri mbledh çdo stinë të vitit, mijëra vizitorë, numër që synon të shtohet në të ardhmen.

Për të hapur sezonin turistik, bashkia e Poliçanit ka organizuar një aktivitet, ku nuk kanë munguar vizitorë e të ftuar nga vendi dhe nga Kosova.

Kryebashkiaku Adriatik Zoto tha: "Për të folur për resurset që afron mali i Tomorrit, duhen ditë, duhen muaj e ndoshta vite por unë nuk do zgjatem më tej po kam kënaqësinë të pohoj sot se Poliçani ka një mundësi punësimi dhe argëtimi më shumë drejt malit të Tomorrit."

E ndërsa më parë, jetesa e banorëve të këtij qyteti ishte e lidhur me uzinën e armëve, bujqësinë e blegtorinë, tashmë sytë po kthehen nga resuset që ofron mali i Tomorit në fushën e turizmit.

Share This Video


Download

  
Report form