Ora News - Fleckenstein për Shqipërinë: Të këputen lidhjet e politikës me krimin

Ora News Lajme 2017-04-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Lufta kundër krimit është e dukshme, por jo e mjaftueshme?, kështu është shprehur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein gjatë prezantimit të raportit të tij të rradhës, përpara antarëve të Komisionit të Jashtëm të këtij institucioni. Fleckenstein nënvizoi se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë dhe se nuk duhet parë si një shfaqje individësh, por si një angazhim afatgjatë që duhet të kulmojë me një fitore kundrejt krimit të organizuar si dhe luftës kundër korrupsionit në nivelin e lartë. Ndërkohë, eurodeputeti tjetër Kukan, e vuri theksin tek zgjedhjet e ardhshme, si një tregues mjaft i rëndësishëm për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fleckenstein-per-shqiperine-te-keputen-lidhjet-e-politikes-me-krimin/

Share This Video


Download

  
Report form