Ora News – Basha në Vorë: Të presim lidhjen e politikës me krimin

Ora News Lajme 2016-10-24

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet?- ka qenë ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë nga takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Vorës.
Basha: Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit. Po si erdhi droga dhe krimi?! Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro për këta kriminelë dhe për Edi Ramën.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi se zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i kriminelëve me të cilët menaxhon dhe mban pushtetin, është fundi i kryeministrit Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ne-vore-te-presim-lidhjen-e-politikes-me-krimin/

Share This Video


Download

  
Report form