Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri tashmë i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklaroi gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste të Tiranës, se të respektosh njerëzit e thjeshtë është shumë më e vlefshme se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë.
Tahiri: Sado të mundohem dhe jam mundur jo pak më besoni, nuk arrij dot kurrë të gjej aq fjalë për të falënderuar secilin prej jush. Të punosh ia vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditën, të punosh ia vlen më shumë se sa të flasësh gjithë ditën. Të respektosh njerëzit e thjeshtë, ia vlen më shumë se sa të respektosh ekuilibrat e politikës së madhe që në ekuilibër mbajnë vetëm veten në pushtet duke çekuilibruar Shqipërinë, që më treguan mua se sa do e madhe gënjeshtrat, llumi dhe akuzat, sado i madh sulmi nga fronti i së keqes, ne kemi sy, kemi mendje, kemi shpirt, kemi zemër për të parë të vërtetën dhe për të punuar; që më treguan mua se sa më e madhe pengesa, aq më e madhe fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-ekuilibrat-e-politikes-se-madhe-cekuilibrojne-shqiperine/