Manjani “hap thesin” e akuzave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak orë pas shkarkimit nga posti i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai foli për mbledhje antikushtetuese të qeverisë.I drejtpërdrejt në akuzat e tij, Manjani shpjegoi përplasjet me te forta me Edi Ramën, që sipas tij kulmuan me konfliktin për kanabisin. Por konflikt të ashpër ka prodhuar edhe arrestimi i munguar i Klement Balilit. Ai nuk ngurroi të akuzonte ministra dhe drejtues të policisë se janë regjistruar nga shërbimet partnere ne kompleksin e Balilit Santa Kuaranta.?U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytyetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situiate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta?- deklaroi Manjani.Për mosndalimin e Klement Balilit dhe kultivimin e kanabisit, Manjani tha se partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm.Akuzat ndaj kryeministrit Rama, Manjani i forcoi kur tha se me një akt antikushtetues, më 30 dhjetor është marrë një vendim qeverie, në mungesë të ministrave.?E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore. Këto gjëra nuk duhen thënë? , deklaron nder te tjera Manjani.Manjani shkoi edhe më tej, kur kujtoi qëndrimin e Ramës gjatë fushatës presidenciave në Amerikë, duke e akuzuar për baste elektorale, në kurriz të interesave të Shqipërisë.Për tu kthyer më pas në akuza ndaj raporteve të qeverisë me drejtësinë, kur foli për presiona gjykatësve për të dënuar njerëz të caktuar. Manjani tha se ministra e qeveritarë u bëjnë presione gjyqtarëve për vendime të caktuara. Ai, madje, deklaroi se ata bëjnë pazare me vendimet e gjykatave ku shtoi se ?llokma ndahet në qeveri ndërsa bakshishi në gjykate?. Manjani tha se Reforma ne Drejtesi dhe vetingu duhet bere, por ketij vetingu duhet ti nenshtrohen edhe politikanet.Por Manjani e justifikoi qëndrimin e Ilir Metës ndaj kësaj situate të vështirë në koalicionin qeverisës. I pyetur mbi të ardhmen e tij, Ylli Manjani tha se do të vijojë të jetë pjesë e LSI-së.

Share This Video


Download

  
Report form