Manjani në pritje të dekretimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e Ylli Manjanit, Ministrit te Drejtësisë, i propozuar nga kryeministri Edi Rama ka nisur ne zyrat e kryesisë se kuvendit, fillimisht ne zyrën e grupit parlamentar te LSI e me pas me nje takim me kreun e kuvendit Ilir Meta. Vete Manjani ka preferuar te shmange komentet per detyrën e re ne pritje te zyrtarizmit. Pas kryetarit te parise se tij Ilir Meta, Manjani ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkaq ministri i dorëhequr Nasip Naço ka zhvilluar paradite nje takim me stafin e Ministrisë se Drejtësisë e me pas ka takuar kreun e LSI, Ilir Meta. Por axhenda e Ilir Metes gjate dites se sotme duket se ka qene e mbushur me takime pasi përveç takimeve me Manjanin dhe Naçon, Meta ka takuar edhe Ministrin e Transporteve Haxhinasto. Ndërkaq dorëheqja e Nasip Naços nga posti i Ministrit te Drejtësisë duket se nuk i ka lene indiferente politikanet e te dy krahëve. Socialisti Bashkim Fino e ka thjeshtuar largimin e Naços ne nje gjest personal duke u pozicionuar kundër ndryshimeve ne qeveri. Por per demokratin Astrit Patozi lëvizja e fundit ne qeveri tregoi se Shqipëria drejtohet realisht nga Ilir Meta. Dorëheqja e Ministrit te Drejtësisë Naço dhe zgjedhja e Ylli Manjanit ne vend te tij, ka marre vëmendjen e publikut kryesisht per shkak te dy qëndrimeve te kundërta qe aleatet ne qeveri kane pasur ne lidhje me lëvizjet ne kabinet, Edi Rama duke përsëritur se ndryshime nuk ka dhe ilir meta qe ka vene ne dukje nevojën per impulse te reja.

Share This Video


Download

  
Report form