http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rekomandimit pozitiv per hapjen e negociatave, te gjithë aktoret kryesore politike ne vend, janë mbledhur per te diskutuar rreth rrugës ku Shqipëria duhet te ece deri ne vendimin final te 28 vendeve anëtare. Kryetarja e Komisionit te Jashtëm, socialistja Arta Dade, ka theksuar se procesi i integrimit ka nevoje per bashkëpunimin e te gjithë klasës politike, e cila është përgjegjësja kryesore per vonimin e ketij procesi. Arta Dade: Pikesepari duke patur nje konfliktualitet përgjithësisht ne politiken tone është nje nga elementet kryesore qe e ka mbajtur Shqipërinë te vonuar ne procesin e anëtarësimit ne Bashkimin Europian. Moment i cili vlen për t?u shënuar kur u kapërcye me rastin e miratimit ne kuvend me konsensus te plote te ndryshimeve kushtetuese.Ndërkohe qe demokratja Majlinda Bregu ka vene theksin tek masat qe duhen marre per te qene gati kur Keshilli Europian te vendose per hapjen e negociatave.Majlinda Bregu: Une do doja edhe ne emer te Keshillit Kombëtar te Integrimit te ftoj qeverinë qe ne nje menyre ne mos urgjente, por pa humbur asnjë ore me shume te konsultoje me ne nese ka; nëse s?ka sigurisht do te duhet ta përgatisë, por nese ka nje dokument, i cili do te jete udhërrëfyesi dhe baza jone per çeljen e negociatave.Pas rekomandimit pozitiv te Komisionit Europian qeveria shqiptare ka nisur lobimin per te siguruar mbështetjen e te gjitha vendeve anëtare te BE për hapjen e negociatave.