Me liste ...ne pritje te lekeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Edison Qepele, 25 vjeç. Është njëri prej qindra të verbërve fierakë që vuajnë mungesën e shlyerjes së pagesës së paaftësisë, miratuar nga shteti. Përpjekja për të tërhequr para në bankomatin e bankës rezulton e kotë. Edisoni jeton bashkë me nënën Klementinën, në një apartament të marrë me qera. Pagesa mujore e paaftësisë është 20 mijë lekë, ndërsa pagesa e qerasë mujore, 15 mijë lekë. Vonesat në pagesa të shkaktuara nga moslëvrimi i fondeve kanë sjellë të tjera probleme në këtë familje të verbërish. Në dyqanin afër banesës së tyre, lista e borxheve është e madhe. Edisoni shënon sërish emrin te lista e tij për të marrë disa ushqime të domosdoshme për jetesën e familjes. Nëna e tij Klementina pohon se nuk mund të vazhdojë më kështu, ndërsa kërkon ndihmën e shtetit për të marrë të paktën një banesë sociale. Edisoni ka ndërprerë studimet për muzikë. Për shkak të mungesës së të hollave, por edhe diskriminimit nga shokët për verbërinë e tij. Ai thotë se i pëlqen shkolla, por nuk mund përballojë dot jetesën e shtrenjtë. Shoqata e të verbërve, nëpërmjet kreut të saj Festim Manaj, ngre shqetësimin për mos pagesë të kësaj kategorie sociale në rrethin e Fierit për disa muaj, sipas tij për shkak të burokracive.

Share This Video


Download

  
Report form