Deklarimi i të ardhurave personale - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri janë me mijëra individët që tejkalojnë të ardhurat vjetore prej 2 milion lekësh, por vetëm pak prej tyre i nënshtrohen tatimit prej 15%. Aktualisht janë 6400 qytetarë që deklarojnë në tatime të ardhura mbi këtë kufi. Por Drejtori i Shërbimit të Tatimpaguesve, Artur Papajani, në një intervistë për Vizion Plus, mendon se kjo shifër është edhe më e lartë, ndaj tatimet gjatë këtij viti, do të fokusohen në këta sektorë:?Ne mendojmë se ka të dhëna të mjaftueshme qoftë edhe nga mediat, se për shembull ka artistë, konkretisht këngëtar, ka futbollist që luajnë në vend apo edhe individë me profesione të tjera, që e kalojnë këtë kufi. Ndaj ne mendojmë që këto kategori duhet të bëhen pjesë e skemës, për t?u tatuar për të ardhurat e tyre.?Po ku punojnë individët që deklarojnë të ardhura mbi këtë kufi?Papajani shpjegon se janë gazetare, janë individë që janë aksionerë në shoqëritë tregtare dhe përfitojnë divident, artistë, diplomat, punonjës në sistemin e arsimit etj.Nuk ka një shifër të saktë se sa janë shqiptarët që kalojnë kufirin ligjor, prej 2 milion lekësh në vit, për shkak edhe të informalitetit te përhapur. Ligji parashikon edhe kompensim në rast se një individ ka shpenzime më shume se deklaron të ardhura. Por a ka patur kërkesa për të përfituar nga ky kompensim??Deri më sot nuk ka patur asnjë kërkesë të tillë?- thotë Papajani.Kjo situatë lidhet sa me nivelin e varfërisë në vend, aq edhe me informalitetin, por edhe me mungesën e besimit se shteti mund të kompensojë qytetarët. Deklarata për të ardhurat individuale plotësohet online në tatime brenda 30 prillit, në të kundërt ka penalitete.

Share This Video


Download

  
Report form