http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka degjeneruar në ofendime dhe debate të ashpra, mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për CEZ, i kërkuar nga opozita. Gjithçka nisi pas kërkesës së kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho, për shtyrjen me dy muaj të mandatit të komisionit, për shkak se nuk mjafton koha për të përfunduar hetimin, si dhe për shkak të ndërprerjes së mbledhjes së të mërkurës në mbrëmje. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën si përgjegjës për ndërprerjen e asaj mbledhjeje. Sherri mes Spahos dhe Shalsit, ishte nisja e debatit. Më pas, përballja verbale vijoji mes kreut të Komision dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti. Për të qetësuar situatën u vendos që mbledhja të ndërpritej. Por edhe me dyer të mbyllura, deputetët vazhduan debatin, madje duke shkëmbyer ofendime edhe më të rënda. Mbledhja rinisi, por në mungesë të deputetëve socialistë. I vetmi ishte Eduard Shalsi, i cili shkëmbeu përsëri replika me Edmond Spahon. Në mbledhje ishin thirrur për të dëshmuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Porse degjenerimi i mbledhjes bëri që asnjë prej tyre te mos merrej në pyetje.