http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur këtë të premte për të diskutuar mbi veprimet dhe mosveprimet e kreut të shtetit sa i takon dekretit të zgjedhjeve.Kreu I Komisionit Ulsi Manja nënvizoi se në mbledhjen e kësaj të premteje në fokus do të jenë raportet e Komisionit të Venecias. Ai njoftoi deputetët se shumë shpejt do të njihen edhe me qëndrimet e presidentit Meta në lidhje me këtë çështje.?Kolegët e mi të komisionit e kanë marrë opinionin e Venecia, të përkthyer nga shërbimet e Kuvendit. Si dhe përveç administrimit, po në zbatim të planit të hetimit, do të administrohen edhe informacionet e dhëna nga institucionet. Pjesë e njoftimit të një informacioni të rëndësishëm që ka ardhur nga president i Republikës, do ju njoftohet anëtarë të këtij komisioni?Por për nënkryetarin e komisionit, Alban Zeneli, Kuvendi nuk duhet të humbë më kohë dhe duhet të marrë një vendim sa më shpejt për Kreun e Shtetit nëse e ka shkelur apo jo Kushtetutën.?Jemi pak të vonuar, pasi ne kemi pasur kohë të mjaftueshme që ai qëllim që është ngritur ky komision, duhet të kishte mbaruar më herët. Rama ka dalë para Kuvendit dhe ka thënë; ?që ai nuk e meriton atë pozicion që ka?. Ne sa më parë, administrimin e këtyre dokumenteve që na kanë ardhur, t?i shqyrtojmë që sot dhe të dalim në një vendim të prerë, se nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën apo jo. S?do të bëhem pjesë e asnjë retorike apo pazari që doni të bëni me presidentin e Republikës. Ndaj, dua nga ju që një orë e më përpara të marrim në shqyrtim të gjitha informacionet e ardhura nga institucionet.?