Report TV - Pensionet, marrëveshja me Austrinë Klosi: Përfitojnë mijëra emigrantë

Report TV 2017-03-31

Views 0

Shqipëria dhe Austria kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve shoqërore për pensionet e qytetarëve që jetojnë apo punojnë në të dy shtetet.

Marrëveshja u nënshkrua Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi dhe homologu i tij Alois Stoger. Klosi tha se nga marrëveshja do përfitojnë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar apo punojnë aktualisht në Austri.

Ministri Federal i Punes, së Austrise Alois Stoger, përshëndeti marrëveshjen dhe bashkëpunimin e afërt mes dy Qeverive. Ai tha se marrëveshja do u vijë në ndihmë jo vetëm emigrantëve shqiptarë në Austri, por do kontribuojë edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

?Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për sigurinë sociale është në interes të Austrisë, dhe shpresoj që e tillë të jetë edhe për Shqipërinë. Bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë mënyrë thellohet, dhe kontribuojnë për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Marrëveshja ofron një bazë të qëndrueshme ligjore për marrëdhëniet e dy vendeve në sektorin e sigurisë sociale?,-u shpreh Stoger.

Share This Video


Download

  
Report form