Një marrëveshje e përbashkët për rininë është nënshkruar sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Blendi Klosi si dhe homologut të tij kosovar Kujtim Shala.
Kjo marrëveshje hap rrugën për bashkëpunimin për të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim përgatitjen për tregun e punës. Klosi tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të dyja vendet.
?Ne sot nënshkruam një marrëveshje të përbashkët, e cila do të jetë një hap i parë në hapjen e disa aktiviteteve që ne do realizojmë duke startuar të gjithë punën tonë në datën 12 gusht, që është dhe dita e Rinisë, ku dhe do kemi aktivitetet e para të përbashkëta?, u shpreh Klosi.
Po ashtu edhe ministri kosovar Kujtim Shala u shpreh i kënaqur nga marrëveshja e firmosur.
Zbatimi i kësaj marrëveshje starton në Shqipëri, me festimin e përbashkët të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në datë 12 gusht 2015.
Gjatë vizitës Ministri Klosi u prit nga Abrashi, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kryeministri Isa Mustafa, Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli dhe nga Ambasadori norvegjez, Jan Braathu. Këto takime kishin në fokus firmosjen e marrëveshjes në fushën e rinisë, si dhe binjakëzimin e shërbimeve sociale.
- See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/--8203-firmoset-marreveshja-e-rinise-shqiperi-kosove-klosi-hapa-para-304594.html#sthash.vU7EnPGh.dpuf