Report TV - Vendimi/Qeveria rrit pensionet përfitojnë 635 mijë pensionistë

Report TV 2016-09-20

Views 2

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve me 1.6% për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Ishte Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi që komunikoi për mediat vendimin e Qeverisë. Vendimi për rritjen e pensioneve do të zbatohet nga data 1 gusht 2016.

?Jam përpara jush për të bërë me dije vendimet e sotme të qeverisë. Edhe njëherë kam kënaqësinë që përmes jush të sqaroj të gjithë qytetarët shqiptarë miratimin e 4 vendimeve shumë të rëndësishme që lidhen me pensionet dhe skemën e kontributeve shoqërore, një angazhim madhor joni për ti dhënë fund kaosit që trashëguam në këtë institucion. Si vendimin më të rëndësishëm të këshillit të ministrave, veçoj atë të rritjes së pensioneve. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 përqind. Rritja e pensioneve 1, 6 përqind është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 përqind dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 përqind. Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se çmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve. Rritja e pensioneve vë ne jetë premtimin tonë për vëmendjen ndaj kësaj kategorie, ndaj së cilës ndjejmë detyrimin madhor të mbështetjes së vazhdueshme. Dua të theksoj gjithashtu se filozofia jonë e rritjes së pensioneve është e ndryshme nga ajo e paraardhësve tanë, të cilët pa asnjë lloj analize dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, çuan drejt falimentimit skemën e kontributeve shoqërore. Ndryshe nga kundërshtarët tanë polikë, që pa pikë çdo përgjegjësie, pensionet i trajtuan si vendime politike elektorale, qasja jonë është krejtësisht e ndryshme. Vendimet tona për pensionet, kanë në balancë rritjen e pensioneve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së skemës së kontributeve shoqërore?- u shpreh Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form