http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
61 bashkitë përfitojnë fonde të posaçme nga qeveri për zhvillimin infrastrukturor. Por për kryeministrin Edi Rama, fondet që alokohen për investime nga pushteti lokal, duhen prokuruar dhe zbatuar brenda vitit, përndryshe ato do humbasin vlerën. Shefi i ekzekutivit, tha se gjatë muajve në vijim pritet që me qëllim fuqizimin e ekonomisë së vendit të injektohen 1 miliardë dollarë. Në takimin me krerët e bashkive për financimin e ujit dhe rrugëve rurale, shefi i ekzekutivit vuri theksin teh domosdoshmëria e thellimit të investimeve në rrjetin e ujitjes dhe kullimit. Sipas tij, për rilindjen urbane, janë financuar në tërësi 540 projekte në rang vendi. Për t?u ardhur në ndihmë fermerëve, kryeministri kërkoi nga kryebashkiakët që të luajnë një rol të rëndësishëm, në projektet e grumbullimit të produkteve bujqësore. Në tre vitet e fundit, buxheti i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, është rritur ndjeshëm. Ndërhyrjet, synojnë të ndikojnë jo thjesht në estetikën e bashkive, por edhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm në këto zona.