Report TV - Fier, 4 muaj pa rrogë, naftëtari zbret pas 3 orësh nga oxhaku

Report TV 2017-03-31

Views 1

FIER-Qëndroi rreth 3 orë në oxhakun 50 metra të lartë nën kërcënimin se do të hidhej e do të flijohej pasi kompania nuk e ka paguar për punën e bërë. Ky është naftëtari i ARMO, rafinerisë së naftës në Fier, 62-vjeçari Agim Myrdini.
Agimi zgjodhi këtë lloj proteste për shkak se nuk është paguar prej 4 muajsh nga kompania e naftës. Po kështu dhe kolegët e tij, që protestonin poshtë oxhakut në mbështetje të Agimit. 62-vjeçari zbriti pas negociatave që pati me një prej punonjesve të administratës së rafinerisë.

Ngjarja
Ai u ngjit në orën 08:30 të paradites në oxhakun e lartë duke bërtitur, ?nëse nuk marr paratë, do të hidhem?.

Ndërsa ai ka zgjedhur të protestojë në këtë formë kolegët e tij protestojnë së bashku me të në afërsi të oxhakut mbi të cilin qëndron Myrdini.

Share This Video


Download

  
Report form