Fier, fshati 2 muaj pa ujë të pijshëm

Report TV 2015-10-04

Views 2

FIER - Prej dy muajsh banorët e fshatit Peshtan në Fier përballen me mungesën e ujit të pijshëm.

Shkak është bërë djegia e stacionit të pompave pranë ujësjellësit që furnizon me ujë këtë fshat.

Banorët për të siguruar lëngun jetik detyrohen që me kafshë punë ose me makina të bëjnë çdo ditë me kilometra rrugë.

Premtimet për zgjidhjen e këtij problem deri më tani kanë mbetur vetëm në letër.

Uji i puseve që banorët kanë hapur është i pakonsumueshëm, ndërsa banorët pohojnë se janë taksapagues të rregullt, ndaj investimi duhet të jetë emergjent.

Banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë do ngrihen në protesta.

Share This Video


Download

  
Report form