Report TV - Tubacionet e Shën Mërisë, Veliaj: Investimi i shërben 1/3 së qytetarëve

Report TV 2017-03-31

Views 0

Qytetarët e Tiranës do të kenë një shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës është bërë i mundur ndërtimi i armaturës së tubacionit të Shën Mërisë, që furnizon rreth 1/3-ën e të gjithë territorit të Bashkisë Tiranë, duke shmangur kështu dëmtimet e herëpashershme të rrjetit kryesor.

Për të inspektuar punimet e këtij investimi, ishte i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është një investim i munguar prej dekadash dhe që ishte bërë i nevojshëm për shkak të problematikës së vazhdueshme që sillte.

Share This Video


Download

  
Report form