Report TV - Cirku Belluci në Tiranë, Veliaj: U shërben të gjithë fëmijëve

Report TV 2016-02-07

Views 11

Fëmijët e kryeqytetit por edhe të qyteteve të tjera, për rreth dy muaj do të kenë mundësi të argëtohen nën atmosferën e cirkut italian ?Belluci?.

Këtë të diel, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka theksuar se cirku Belluci do të japë shfaqje dy herë në ditë me kafshë ekzotike.

?Më vjen shumë mirë që sërish e fillojmë këtë vit me aktivitete për qytetin duke u fokusuar tek fëmijët. Ju e dini edhe në punët e bashkisë gjithmonë kemi preferuar gjërat e para që kanë në fokus fëmijët, me çerdhet me kopshtet. Unë e di që Tirana nuk bëhet në një ditë me gjasa as në një vit as në një mandat por ideja është që me çdo mundësi që na jepet ne ti kushtojmë më shumë hapësira fëmijëve? ka thënë Erion Veliaj.


Ai ka shtuar se, ky vit ka nisur me plot aktivitete, në kuadër të festave të fundvitit, një eksperiencë kjo mjaft e mirë e krijuar për të sjellë në Tiranë edhe cirkun me eksperiencë 100 vjeçare, Belluci. Kjo, tha Veliaj do i japë mundësi akoma më të shumta fëmijëve që të argëtohen.

Cirku ?Bellucci? do të japë nga dy shfaqje çdo ditë, me kafshë ekzotike dhe numra të tjerë. ?Fëmijët meritojnë të kenë gjithë të mirat e kësaj bote. Ndërkaq, Veliaj njoftoi se Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti investimin për ?Parkun Ekskluziv për Fëmijët? në zonën e Liqenit.

?Në qytet po krijohen disa ishuj, ku të parët që përfitojnë janë fëmijët e Tiranës?, shtoi ai.

Kryebashkiaku Veliaj, e ndoqi shfaqjen e parë të cirkut italian me 45 fëmijët e shtëpisë së fëmijëve ?Zyber Hallulli? në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS