Në vijim të artikullit të publikuar nga Prof. Gjergj Frashëri, në lidhje me dëmet e mëdha që janë bërë e po vazhdojnë të bëhen ndaj njërit prej monumenteve më të shkëlqyer të periudhës bizantine, Kisha e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, (Gj.Frashëri, Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit, gaz.
Shqiptarja.com, datë 26 Prill 2017), po e ri prezantojmë shqetësimin tonë, duke marrë shkasë edhe nga pyetja që kolegu Frashëri më adresonte në paragrafin e fundit të artikullit të tij.