“ARREST SHTËPIE” PËR ISH-MËSUESEN EMINE ALUSHI

Star Plus Tv 2017-03-31

Views 8

?Arrest në shtëpi? është masa e sigurisë dhënë nga gjykata e Shkodrës për ish-mësuesen Emine Alushi

e cila u shfaq në një video të emisionit investigative ?Stop? duke folur pro ISIS pas një pyetje që i bën një nxënëse në medresenë e Shkodrës në një moment pushimi. 39 vjeçarja Alushi akuzohet për veprën penale ?nxitje e urrejtjes ose grindjeve?. Në vendimin e saj në seancën për masë sigurie për veç arrestit shtëpiak, gjykata e shkallës së parë në Shkodër vleftësoi të paligjshëm arrestimin e ish-mësueses Emine Alushi.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Në sallën e gjyqit burime pranë ish-mësueses shprehen se kjo e fundit ka deklaruar se në atë kohë të para dy viteve apo më shumë kur ka folur për ISIS nuk e ka njohur këtë organizatë dhe ka patur një përceptim të përgjithshëm duke shpresuar se do jetë një lëvizje politike që do mbrojë popullin e Sirisë nga regjimi i egër i presidentit Asad duke qenë se ka zhvilluar edhe disa vite të shkollës në shtetin sirian.

E pyetur nga gjyqtari Sokol Shehu se çfarë mendimi ka aktualisht për ISIS, ish-mësuesja është distancuar totalisht duke pranuar se janë kthyer një organizatë kriminale dhe që kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Në gjyq nuk janë paraqitur prova të tjera përveç videos disa sekondshe që është dhënë në emisionin Stop ndërsa mendohet se biseda mes mësueses dhe nxënëses është më e gjatë për të kuptuar edhe më shumë.

Të afërm dhe familjarë të tjerë kanë pritur me ankth përpara godinës së gjykatës vendimin që do jepej. Fillimisht Emine Alushi pas arrestimit të saj menjëherë pas shfaqjes në emisionin ?Stop? duke folur për ISIS është arrestuar dhe është dërguar drejt Tiranës teksa çështja i ka kaluar njësisë së antiterrorist dhe nga specialistët e kësaj strukture të policisë është marrë në pyetje. Më pas dosja për ish-mësuesen Emine Alushi i është deleguar prokurorisë së rrethit të Shkodrës duke qenë se nuk është cilësuar si një element i rrezikshëm dhe nuk është cilësuar si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale që kanë lidhje me organizatën ISIS. Në seancën që u zhvillua organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë ?arrest me burg? por gjykata pasi dëgjoi të dyja palët vendosi të vleftësojë të paligjshëm arrestimin e Emine Alushit dhe ta lërë atë në ?arrest shtëpie? duke qenë se hetimet do vijojnë.

Në videon e transmetuar e cila mendohet se është e vitit 2015 apo edhe më përpara ish-mësuesja Alushi pasi pyetet nga një nxënëse deklaron se ISIS është një organizatë e mirë që mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës. Sipas burimeve biseda është zhvilluar gjatë një pushimi dhe orës së mësimit ndërsa Emine Alushi jepte një prej lëndëve fetare dhe ishte zëvendësuese në medresenë e vajzave në Shkodër.

Share This Video


Download

  
Report form