Gjykata e e Tiranës ka vendosur sot masën 'arrest shtëpie' për ish pronarin e Univeristetit të mbyllur ?Kristal? Ahmeta Muça, lidhur me lëshimin e diplomave fallso, pas mbylljes së aktivitetit të universitetit në fjalë.
Ky vendim u mor pas kërkesës së Prokurorisë, e cila nuk kërkoi arrestin me burg për shkak të moshës 70-vjeçare të Muçës.
Për 70 vjeçarët nuk aplikohet më arresti me burg për vepra penale, si mashtrimi, apo flasifikimi.
Ahmet Muça u arrestua tre ditë më parë në flagrancë duke shitur një diplomë.
Muça jepte diploma nën logon e Kristalit për 2500 euro edhe pse Universiteti ishte mbyllur me vendim qeverie prej 3 vitesh.