Policia e Tiranës ka vënë në prang" />
Policia e Tiranës ka vënë në prang"/>

Ora News - Falsifikim diplomash, arrestohet ish-pronari i Universitetit "Kristal"

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të hëne (5 mars), Ahmet Mucën, ish pronarin e Universitetit "Kristal", tashmë i mbyllur prej gushtit të 2014-ës.

Mësohet se prej dy muajsh ai ishte vënë nën hetim prej prokurorisë, pas marrjes së informacioneve në rrugë operacionale për shitje të diplomave dhe pse ky institut arsimor ishte mbyllur.

Gjatë kontrolleve të Krimit Ekonomik dhe akuzës së Tiranës mësohet se janë gjetur 17 diploma të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu mësohet se Muça akuzohet se ka shitur dokumentet e përfundimit të studimeve të larta me një vlerë që shkon rreth 2500 euro.

Tashmë biznesmeni Muça akuzohet për " korrupsion pasiv në sektorin privat" dhe "falsifikim të dokumenteve".

Universitetit privat "Kristal" iu hoq licenca në gusht të 2014, pas aksionit të monitoritmit nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe reformës në arsimin e lartë.

Nga kjo nismë u mbyllën 18 institucione private të arsimit të larta.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/falsifikim-diplomash-arrestohet-ish-pronari-i-universitetit-kristal

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS