Ora News – Rivlerësimi i pasurive mbyllet më 28 shkurt, interes për apartamentet

Ora News Lajme 2017-03-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Afati për të bërë rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme përfundon në 28 shkurt të këtij viti. për çdo pronë që kryen rivlerësimin, në momentin e regjistrimit të vlerës së saj në ZRPP do të paguhet tatimi mbi diferencën, që është 2% për individët dhe 3% për bizneset. Presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterisë Mimoza Sadushi shprehet se interesi për këtë proces ka qenë i lartë dhe shumë prona kanë pasur vlera shumë më larta krahasuar me çmimin që janë blerë.
Sadushi: Ka pasur shumë interes. Ka nga ata qytetarë që bëjnë rivlerësimin për ta çuar pasurinë në vlerën që ka përcaktuar shteti sipas çmimeve të referencës. Në rastin kur ai do ta çojë më vlerën më lart se çmimet e referencës sepse realisht pasuria e tij ka një vlerë më të madhe, atëherë i drejtohet vlerësuesve.
Sipas Sadushit rivlerësimi kërkohet më tepër për apartamente të blerë më lirë dikur, por sot vlera e tyre është shumë më e lartë, dyqanet dhe trojet.
Sadushi: Ata bëjnë verifikimin në vend të pasurisë. Më shumë mendoj që janë apartamentet ato që rivlerësohen, por nuk mbeten pas dyqanet apo trojet dhe qytetari gjithmonë do të paguaj 2% të diferencës që asaj që ka blerë me atë vlerë që ka sot.
Por nëse ky interes do të jetë I lartë, do të duhet që afati i kësaj fushate për procesin e rivlerësimit do duhet të shtyhet përtej shkurtit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rivleresimi-i-pasurive-mbyllet-me-28-shkurt-interes-per-apartamentet/

Share This Video


Download

  
Report form