Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
3 operatorë turistikë ndërkombëtarë kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri. Për Ministrin Klosi, falë paketës fiskale dhe lehtësirave për hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje, Shqipëria do të njohë hov në xhvillimin e turizmit. Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar në Berlin është vizituar edhe nga Sekretari i Parlamenti Gjerman.
Lajme të mira për turizmin shqiptar vijnë nga Berlini. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit tha se 3 operatorë kanë shprehur interes për investime në hotele dhe resorte me 4 dhe 5 yje.
Sipas Klosit paketa fiskale dhe lehtësirat që ofrohen për këto hotele dhe për agroturizmin do të nxisin zhvillimin e turizmit.
Klosi: Sot në panair na vizituan Tui Group, Tomas Chook, Apollo Group, duke dëshmuar se kërkesat për turistë në Shqipëri janë trefish apo katërfish i kapacitetit që ne ofrojmë.
Stenda e Shqipërisë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin është vizituar nga Sekretari i Përgjithshëm Parlamentar i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, z Hans-Joachim Fuchtel. Gjatë takimit diskutuan për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizmi-shqiptar-ne-berlin-klosi-3-operatore-interes-te-investuar-ne-shqiperi