Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sipërmarrët e rajonit të Molises në Itali kanë shprehur interes për të investuar në vendin tonë. Në një takim mes investitorëve italianë dhe qeverisjes qendrore dhe asaj vendore në Shqipëri u diskutua për mënyrat dhe lehtësirat fiskale. Agroturizmi është sektori më i kërkuar nga italianët për të investuar në vendin tonë.
Bashkëpunimi i vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian ka si qëllim zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjet innovative për tërheqjen e investiorëve të huaj.
Mbi 30 investitorë italianë të rajonit të Molises në Itali kanë shprehur interesin për të investuar në vendin tonë.
Për zv/presidentin e rajonit Adriatiko-Jonian sektori më i kërkuar kohët e fundit në Shqipëri nga investitorët e huaj është agroturizmi, edhe falë lehtësirave fiskale që qeveria shqiptare ka miratuar në favor të këtij sektori.
Aldrin Dalipi: Tirana është e gatshme të krijojë hapësira për sipërmarrës të ndryshëm të huaj. Bashkëpunimin në fushën e turizmit, agroturizmit, agrokulturës në zonat rurale është shumë i rëndësishëm për të ardhmen për të zhvilluar si qendrën ashtu edhe periferinë.
Presidenti i Rajonit të Molises, Donato Toma, theksoi se ka mjaft interes nga sipërmarrësit italianë në Shqipëri edhe për shkak të kostos së ulët të krahut të punës.
Donato Toma: Shqipëria është një treg në rritje, ndërsa sipërmarrjet në Itali po kërkojnë tregje. Ky bashkim mund të rrisë mirëqënien e dy vendeve. Kostot e krahut të punës në Shqipëri është më e ulët, si dhe taksat këtu janë favorizuese investitorët, të cilët kanë teknologjinë dhe eksperiencen e duhur.
Vendet e këtij rajoni ku marrin pjesë Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia , kanë nisur bashkëpunime në fusha të ndryshme për të sjellë risi në sipërmarrje dhe zhvillim në ekonomi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/italianet-interes-agroturizmin