Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar: Baton Haxhiu, Ilir Kulla, Preç Zogaj, Artur Zheji, Mentor Nazarko
Kronike me e plote: http://tvklan.al/opinion-kosove-serbi-atmosfere-lufte/
Gazetari Baton Haxhiu, mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit Opinion, ka bërë një paralelizëm mes rastit ?Panda? dhe trenit të nisur nga Beogradi me mbishkrimin ,?Kosova është Serbi?. Haxhiu tha se shumë kohë më parë, shërbimi sekret serb, në zonën e Dukagjinit, në Kosovë, ka vrarë 7 të rinj serb me qëllimin për të provokuar një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai, tregoi, se pas 11 vitesh, një fakt të tilë e ka pohuar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa, në lidhje me faktin se kush e mori vendimin nga shteti kosovar për të ndalur trenin, gazetari Haxhiu, theksoi se një ditë më parë, të premten u mbajt Këshilli për Sigurinë Kombëtare, sipas informacioneve të siguruara, aty nuk është marrë vendimi për t?u ndaluar treni. Ai tregoi se pas manifestimit të Reçakut dhe Lipjanit, e cila një nismë e tillë nga Beogradi konçidonte edhe me një simbolikë të keqe, pasi në masakrën e Reçakut janë vrarë 113 shqiptarë. Sipas tij, në gjithë këtë ngjarje, është e rëndësishme të thuhet se deklarata e Vuçiçit është provokim. ?Situata ishte e acaruar shumë, tha Haxhiu, njerëzit ishin të shqetësuar dhe u dha një lajm se hekurudha është e minuar dhe policia duhej të kontrollonte hekurudhën deri në fund dhe e vetmja mundësi për të kontrolluar hekurudhën që të mos ndodhte diçka dhe të vinin trupat serbe. Mori vendimin me e mbrojt trenin që të mos hyjnë brenda?. Haxhiu tregoi se treni u mbroj në dy mënyra nga shteti i Kosovës dhe një rol të veçantë ka luajtur Ministria e Rendit dhe presidenti Thaçi, pasi të tjerët e kanë pasur pushim, me një fjalë, theksoi ai, kanë pasur gjumin e pasditës. ?Vendimi është marrë rreth orës 14:30 dhe në atë orë, autoriteti hekurudhor nuk ka qenë në vendin e punës. Aty ekzistonte frika nga pala kosovare, por nuk përjashtohej mundësia që treni të kishte efektivë të forcave speciale serbe?.
Analisti Preç Zogaj, mbrëmjen e sotme, në studion e Opinion, ka theksuar se nisja e trenit të loguar nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, ishte një provokim për të studiuar sjelljen e shtetit të Kosovës përballë faktit. Duke e ilustruar me një shembull të thjeshtë, Zogaj tha, nëse miu kalon një herë, ai mund të kalojë dy dhe treherë më pas. Ai vuri në dukje se serbët e kanë shumë të vështirë të hyjnë si miq në Kosovë. ?Është rasti të kujtojmë Ismail Qemalin, në kohën kur batalionet serbe u nisen nga Durrësi, u pyet që batalionet e serbisë po nisen që të pushtojnë Durrësin, portin dhe detin, ai tha: pse i mundojnë djemtë serbët, ne i pranojmë vetë. Le të vinë si civilë dhe të punojnë në portet tona në një Shqipëri të pavarur. Është koncepti i marrëdhënieve të hapura me Serbinë?.
Provokimi i trenit serb që kishte destinacion nga Beogradi në Mitorvicë, ka shkaktuar reagi...