Berisha në Opinion: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, jo koncept europian

RTV KLAN 2018-09-13

Views 5

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet pro një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por jo shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

I ftuar në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan, Berisha tha se rajoni i Ballkanit ka shumë minoritete, megjithatë këto nuk janë problem.

Sipas Berishës, problemi i vërtetë janë mazhorancat në këtë rajon, dhe jo minoritetet.

Sali Berisha: Nuk jam kundër një marrëveshje. Kam mbështetur, mbështes dhe do mbështes një marrëveshje. E konsideroj shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial mes dy vendeve.

Blendi Fevziu: Nëse dy vendet vendosin të shkëmvbejnë territore, ku qëndron e keqja?

Sali Berisha: Është jashtë çdo lloj koncepti europian. Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqëndrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit. tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form