http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në pritje të samitit të Berlinit të datës 29 prill ku do të marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor, Gjermania konfirmon se do te marre ne dorë dialogun Kosovë Serbi. Numri dy i koalicionit qeverise ne nje interviste per mediat gjermane thekson se korrigjimi i kufijve është i dëmshëm madje nëse behet nje hap i tille mund te sjelle përplasjet e armatosura ne rajon.Ne do t?i zgjidhim problemet etnike në Europën e shekullit XXI përmes një politike të zgjuar për pakicat me një stil gjithëpërfshirës të politikës. Nuk ka absolutisht asnjë garanci që ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve do të mjaftohej vetëm mes Kosovës dhe Serbisë. Një shkëmbim i territoreve do nxiste një përplasje në Ballkanin Perëndimor duke sjellë një destabilitet të ri, ku përfshihen konflikte etnike dhe ndoshta edhe konflikte të armatosura.Media gjermane Der Tagesspiel shkruan se roli i Federica Mogherinit është i diskutueshëm. Ishte ajo që si koordinatore e BE në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur për një shkëmbim territoresh mes dy vendeve. Në këtë mënyrë po fryjnë erëra të forta kundër Berlinit, shkruan gazeta gjermane.Madje gazeta shënjestron edhe kryeministrin Edi Rama per te cilin thote se ushqen fantazitë e Shqipërisë së Madhe duke përfshirë shqiptarët në Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.Nga ana tjeter sipas mediave serbe takimi I Berlinit do të jetë starti I rifillimi të dialogut Kosovë- Serbi. Me këtë samit qeveria federale gjermane tregon se dëshiron ende te luaje nje rol te rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.