Kosovë - Serbi, prag lufte - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina dhe Beogradi zyrtar vazhdojnë te përplasen per çështjen e trenit serb, qe nuk u lejua te hynte ne territorin e Kosovës. Presidenti serb Tomisllav Nikoliç ngriti tonet, duke deklaruar se Serbia është e gatshme te dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë, nëse popullsia serbe atje rrezikohet. Kete koment ai e beri pas mbledhjes se Këshillit te Sigurisë Kombëtare.Tomisllav Nikoliç: Dje ishim ne prag te tensionit. Shqiptaret deshen lufte. Dërgimi i njësive speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt. Çdo tentative e ardhshme e institucioneve të përkohshme te Prishtinës për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq. Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Nëse serbet vriten, jemi te gatshëm te dërgojmë ushtrinë ne Kosove.Me herët presidenti Hashim Thaçi përmes nje postimi ne rrjetet sociale theksoi se shpresonte qe Serbia te kete nxjerre mësim, kur behet fjale per provokimet. ?Fqinjët e mirë nuk ndërhyjnë me projekte ekstremiste, ata dialogojnë?, shkroi Thaçi ne Twitter. Reagimi i presidentit erdhi pas konferencës se kryeministrit serb Vuçiç, qe akuzoi Prishtinën se po bente lojëra lufte. Zyrtare serbe kane theksuar se ishte kryeministri Vuçiç qe shmangu me mençuri nje konflikt te përgjakshëm, duke kthyer mbrapsht trenin drejt Serbisë. Ndërkaq, disa media kane raportuar edhe per vendosjen e rreth 2 mije forcave te xhandarmerisë serbe ne kufirin me Kosovën dhe automjeteve ushtarake. Per ndalimin e trenit protestuan edhe serbet ne veri te Mitrovicës, qe denoncuan përpjekjet per shtypjen dhe frikësimin e serbeve.

Share This Video


Download

  
Report form