http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Themeluesit e Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane dhe mbështetësit e kauzës shqiptare ne SHBA, çifti Joseph dhe Shirley Dioguardi kane dhënë opinionet e tyre per Vizion Plus per dy çështjet me te nxehta qe prekin shqiptaret, situatën ne Maqedoni dhe arrestimin e Ramush Haradinajt. Sipas Joseph Dioguardit, nese edhe kete here nuk do te kete nje zgjidhje per te drejta te barabarta per shqiptaret ne Maqedoni, atëherë me mire te kthehet ne shtet federal.?E ardhmja e Maqedonisë është me te drejta te barabarta per shqiptaret dhe maqedonasit. Partitë shqiptare nese qëndrojnë te bashkuara kane ne dore ta realizojnë kete. Per momentin kemi një situatë ku shqiptarët kanë vetëm tetë për qind të punëve në administratë. Përse të mos jenë 40 për qind, të paktën në përpjesëtim me popullsinë shqiptare. Ky është problemi. Ata duhet të përfaqësohen në qeveri; ata duhet të kenë zhvillim rajonal dhe me vende të mira pune. Nëse nuk ndodh kjo, do të thotë se nuk ka të ardhme për shqiptarët në Maqedoni.?Ndërsa Shirley Dioguardi, eksperte per çështjet ballkanike, thotë se arrestimi i nje politikani me pasaporte diplomatike, per me tepër te gjykuar dhe te shpallur te pafajshëm dy here ne Hage është edhe dështim i gjithë klasës politike shqiptare ne Kosove.?Çështja e mandat-arresteve te kohës se luftës, duhet te ishte ngritur nga Edita Tahiri dhe negociatoret e tjere ne bisedimet me Serbinë dhe tani duhet te ishte zgjidhur. Por politikanet shqiptare ne Kosove ia kane dale te krijojnë tablo te ndryshme para Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, duke thënë se ne po bëjmë gjënë e duhur dhe po punojmë për integrimin, teksa pas krahëve kanë minuar pa ndalim qëndrueshmërinë në Kosovë, ose duke burgosur Ramush Haradinajn, ose duke izoluar Mitrovicën apo duke mbajtur 60 për qind të shqiptarëve të papunë. Ka ardhur koha tashmë që shqiptarët të dalin të bashkuar dhe jo të presin nga politikanët apo nga perëndimi.?Sipas drejtuesve te Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, ka ardhur koha per te lene mënjane retoriken dhe per te vepruar ne te mire te përbashkët te shqiptareve.