Serbia i dërgon Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar kete te marte autoriteteve franceze, kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Hardinaj. Mediat serbe raportojnë se bashkë me kërkesën për ekstradim, janë dërguar dhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhën frënge, në bazë të cilave gjykata franceze do të vendosë nëse plotësohen kushtet për ekstradimin e Haradinaj në Serbi. Beogradi zyrtar mbetet i vendosur për të çuar deri në fund pretendimin e tij, për transferimin dhe gjykimin në Serbi të ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e akuzon për krime lufte. Ndërkohe, per çështjen Haradinaj ka reaguar edhe Komisioni Europian. Nëpërmjet zedheneses Maja Koçijançiç, Bruksel zyrtar pa dashur te mbaje ane, ka apeluar edhe njëherë per dialog mes Kosovës e Serbisë. ?Përspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t?i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë?, ka thënë Kocijançiç. Te enjten, gjykata e Kolmarit ne France do te vendose nese ekzistojnë modalitetet per te nisur procedurat e ekstradimit te Haradinajt ne Serbi.

Share This Video


Download

  
Report form