Serbia ndalon dy ushtare të FSK, reagon Haradinaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Janë liruar dy pjesëtarët serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinjë.Lajmin e konfirmoi, Ibrahim Shala, zëdhënës në FSK për Radion Evropa e Lirë.?Që të dy pjesëtarët e FSK-së janë liruar. Sigurisht i kanë marrë në pyetje, në bisedë informative, siç ka ndodhur me të tjerët deri më tash edhe me këta është vepruar?, tha Shala.Ai tha se ndalimi i dy pjesëtarëve serbë të FSK-së nga autoritetet serbe ?ne na indinjon edhe e gjykojmë rëndë sepse është rast që shkel të drejtat e njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe të drejtat e individit, vetëm për shkak të një përcaktimi të vet për një perspektivë jetësore që ai do të punësohet ose është punësuar, në këtë rast në FSK?.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më herët gjatë ditës kishte reaguar pas ndalimit të dy pjesëtarëve serbë, duke kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.Përveç pjesëtarëve serbë të FSK-së, të cilët janë përballur me vështirësi në vendkalimet kufitare me Serbinë, autoritetet serbe kanë ndaluar edhe disa përfaqësues politikë serbë.Vitin e kaluar, pas presioneve, siç u tha nga Beogradi zyrtar, dhjetëra pjesëtarë të FSK-së braktisën radhët e kësaj force.

Share This Video


Download

  
Report form