Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
13 vjet nga tragjedia e 9 janarit, ku humbën jetën 28 persona të gjithë nga Shkodra, familjarët përsërisin apelin e përvitshëm për drejtësi. Të afërmit e viktimave, thonë se janë zhgënjyer nga politika, ndërkohë që shpresojnë tek reforma në drejtësi, se mund të lëvizë dicka.
Ende sot pas 13 vitesh nga tragjedia e 9 Janarit, ku gjeten vdekjen 28 persona, familjarët apelojnë që të ndëshkohen shkaktarët e saj, ndërsa shprehen të zhgënjyer nga shteti dhe politika në tërësi që e ka mbajtur sipas tyre peng këtë tragjedi. Ata shpresojnë që reforma në drejtësi të ndryshojë kursin që deri më sot është ndjekur për ndëshkimin e fajtorëve, që sipas tyre janë persona të veshur me pushtet.
Nikoll Mhilli, kryetar i shoqatës ?9 Janari?: Kjo ngjarja gjendet e zbardhur në çdo detaj të saj, por nuk është tentuar, apo guxuar të tentohet zbardhja e përgjegjësive të vërteta të kriminelëve që shkaktuan ngjarjen tragjike. Mbetem me shpresë se zbatimi i reformës në drejtësi do të vendosë drejtësi duke vënë para përgjegjësisë kriminelët e vërtetë që shkaktuan këtë ngjarje.
Ndoc Bjeshka, familjar: Ne kërkojmë 8 kufoma. Ne kerkojmë gocat e djalit tim për ti gjetur një varr, se i kanë varrosur dhe nuk na i thonë varrin ku është.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-13-vjet-nga-tragjedia-e-9-janarit-ngjarja-ende-e-pazbardhur/