http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 kilometra larg Tiranës në Laknas, familja e Hekuran Dedës, njërit prej viktimave të 21 janarit ka hapur dyert, ashtu si katër vite më parë kur përcolli për në banesën e fundit djalin. Në 4 vjetorin e humbjes së njeriut të tyre të dashur ata nuk kanë shumë për të thënë?veçse fjalët e nënës për drejtësinë e munguar. Protesta paqësore e kthyer në vrasje sipas tyre e ka një përgjegjës. Varfëria detyroi Hekuranin të dilte në rrugë, për të protestuar kundër kushteve të padurueshme. Në shtëpinë e tij e njëjta kornizë dhe sendet që kishte në xhepa kur vdiq. Një paketë me tre cigaret e fundit dhe një portofol i vogël pa para.