Ora News – Dhjetori rriti çmimet e ushqimeve dhe pijeve

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetori i 2016 ka shënuar rritje të çmimeve të ushqimeve dhe pijeve, ku sipas INSTAT kushtuan më shtrenjtë produktet e bulmetit, peshkut, zarzavatet dhe frutat, ndërsa më lirë mishi dhe produktet yndyrore. Ndërsa përgjatë gjithë vitit rritjen më të lartë të çmimet ushqimet e kanë pësuar në muajin gusht.
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve janë rritur gjatë muajit dhjetor 2016 me 2.2% kundrjet dhjetorit 2015 ku indeksi ishte 2.0%. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore krahasuar me muajin Dhjetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije joalkoolike? me 4,6 %, pasuar nga grupet ?Mallra dhe shërbime të ndryshme? me 3,3 %, ?Argëtim e kulturë? me 2,3 %, ?Pije alkoolike dhe duhan? me 1,3 %, dhe grupet ?Qira, ujë lëndë djegëse dhe energji? dhe ?Veshje dhe këpucë? secili me nga 0,9 %.
Sipas INSTAT rritje në grupin e ushqimeve kanë patur produktet e zarzavateve me 18.5 %, sheqeri, recelërat dhe ëmbëlsirat me 6.8%, qumështi, djathi dhe veza me 4.5%, peshku me 3.8%, frutat me 1.9%. Nga ana tjetër ulje të çmimit kanë pasur produktet e vajit dhe yndyrnat, me 1,4 % dhe mishi me-0,6 %. Ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin ?Transport? me 0,8 %.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/dhjetori-rriti-cmimet-e-ushqimeve-dhe-pijeve/

Share This Video


Download

  
Report form