Ora News – Rritet inflacioni në 0.7%, shkak rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve

Ora News Lajme 2016-06-08

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në maj inflacioni u rrit duke prekur nivelin 0.7% dhe duke iu larguar zonës afër zeros që u regjistrua në periudhën nga shkurti deri në prill. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i çmimeve të ushqimeve. Por sërish, inflacioni mbetet i ulët dhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar konsumin e dobët.
Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në maj krahasuar me muajt e mëparshëm, por sërish nuk arriti të japë shenja të qarta të gjallërimit të konsumit.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, muajin e kaluar inflacioni arriti në 0.7% nga 1.8% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u larguar nga niveli 0.2-0.3% që ishte luhatur nga shkurti deri në prill.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rritet-inflacioni-ne-0-7-shkak-rritja-e-cmimeve-te-ushqimeve-dhe-pijeve/

Share This Video


Download

  
Report form