Edhe në prill ka vijuar rritja e fortë e çmimeve të produkteve ushqimore, në një çast që inflacioni për këtë muaj ka qenë 1.9%. Instituti I statistikave ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit për muajin e shkuar, ku bie në sy se pikërisht grupi ushqime dhe pije jo-alkoolike është përgjegjësi kryesor për normën e inflacionit të prillit.
Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit ?zarzavate përfshirë patatet? u rriten me 9,8 %, pasuar nga nëngrupet ?fruta? me 6,8 %, ?sheqer, reçelra e ëmbëlsira? me 4,6 %, ?peshk? me 4,5 %, ?qumësht, djathë e vezë? me 4,0 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit ?vajra dhe yndyra? u ulën me 2,4 % dhe ?mish? me 0,7 %.