Platforma dhe marrëveshja e Ohrit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pakti i arritur nga forcat shqiptare ne Maqedoni ka ne qendër Marrëveshjen e Ohrit, te firmosur 15 vjet me pare. Kjo marrëveshje ishte baza per nje shoqëri multietnike, por pikat kryesore te saj janë bere shpesh objekt debatesh ne vendin fqinj, pasi nuk po zbatohen edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate qe nga 13 gushti i vitit 2001. Dokumenti i nënshkruar ne Ohër, i jepte fund konfliktit ushtarak 6-mujor mes UÇK e forcave maqedonase te sigurisë, dhe mundësonte bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pakti u firmos nga presidenti Trajkovski, kryeministri Gjeorgjevski, kreu i LSDM-se, Cervenkovski dhe dy përfaqësuesit shqiptar, Imer Imeri i PPD-se dhe Arben Xhaferri i PDSH-se. Dokumenti historik mban dhe firmat e ndermjetesueve ndërkombëtar Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Ne marrëveshjen e konceptuar mbi 5 parime themelore, shqiptaret përcaktohen si etni shtetformuese dhe kjo eshte arsyeja qe partitë shqiptare e kane përfshire ne deklarate. Ata kërkojnë zbatimin e plotë të parimit të multi-etnicitetit, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formues. Po kështu, kërkohet edhe arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Marrëveshja e Ohrit duhej te garantonte edhe shprehjen e identitetit përmes te drejtës per te shfaqur simbolet dhe e njëjta gje theksohet edhe ne deklaratën e partive. Përfaqësimi i drejte dhe jodiskriminues per shqiptaret, ishte nje tjetër pike e marrëveshjes se Ohrit dhe duke iu referuar asaj, ne deklarate është përfshire edhe përfaqësimi i drejtë shqiptareve në organet e sigurisë, ushtrisë, shërbimeve të zbulimit dhe drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form