11 vjet nga Marrëveshja e Ohrit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 5

Në Maqedoni shënohet këtë te hënë 11-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur te vitit 2001. Qeveria dhe sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit kane organizuar disa aktivitete dhe ceremoni zyrtare. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha deklaroi se sonte në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup do të organizohet pritja solemne për përfaqësuesit e shtetit, trupit diplomatik dhe personalitete te tjera. Në këtë ceremoni pritet të mungojnë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është me pushime ne Turqi, ndërsa jo zyrtarisht konfirmohet edhe mungesa e liderëve të partive politike shqiptare të opozitës. Sipas zëdhënësit, dokumenti dhe zbatimi i tij mbeten prioritet i punës se qeverise se koalicionit, mes VMRO-DPMNE dhe BDI-se se Ali Ahmetit. Por nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është e skaduar dhe se nuk janë realizuar detyrimet që dalin nga ajo në bazë të afateve të parashikuara. Marrëveshja kornizë u firmos më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Ohër, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve.

Macedonia marks Monday that the 11-th anniversary of the signing of the Ohrid Agreement that ended the armed conflict of 2001. Government and the secretariat for the Framework Agreement have organized several events and official ceremonies. Government spokesman, Muhammad Hoxha declared that tonight at the Museum of Contemporary Art in Skopje will organize gala reception for representatives of state, diplomatic corps and other dignitaries. In this ceremony is expected to miss Prime Minister Nikola Gruevski, who is on holiday in Turkey, while not officially confirmed the lack of Albanian political leaders of the opposition. According to the spokesman, the document and its implementation remain a priority of the government coalition between VMRO-DPMNE and DUI Ali Ahmeti. But on the other hand, Albanian opposition parties have estimated that this deal is expired and that there were no obligations under it under the terms provided. The Framework Agreement was signed on August 13, 2001 at the presidential residence in Ohrid, brokered by the European Union and the U.S..

Share This Video


Download

  
Report form