Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria ka shprehur mbështetjen e saj per anëtarësimin e Shqipërisë ne BE, jo vetëm nga ana politike, por edhe me mbështetje ekspertize e kapacitete administrative per reformat qe do te merren ne vijim. Kete e beri te ditur ministri i jashtem hungarez Peter Szijjarto ne takimin me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushatin.Peter Szijjarto thekson:Për Hungarinë, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ka një rëndësi mjaft të madhe dhe mënyra më e mirë për ta ruajtur atë është duke vijuar perspektivën e integrimit evropian. Jemi të lumtur dhe gjejmë rastin të urojmë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, ne do të jemi mbështetës të fortë të Shqipërisë dhe të përshpejtimit të hapave të saj në procesin e integrimit. Së bashku me Ministrin Bushati, ramë dakord për gjetjen e të gjitha rrugëve e mënyrave për të mbështetur integrimin e shpejtë të Shqipërisë, nëpërmjet dërgimit të ekspertëve për t?i ardhur në ndihmë qeverisë.Ditmir Bushati shprehetNatyrisht i shpreha mirënjohjen më të thellë në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jo thjesht një mbështetje politike, por edhe mbështetje me ekspertizë dhe kapacitete administrative, të cilët, ramë dakord që t?i pasurojmë edhe në periudhën në vijim, për shkak të sfidave me të cilat do të përballet Shqipëria në hapat e mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Dy vendet do te kenë nje bashkëpunim me te madh ne ekonomi dhe shkëmbimet tregtare. Ku nje vëmendje kryesore do te ketë energjia, bujqësia e hekurudha. Ndërkohë qe Ministri Szijjarto ka firmosur edhe nje marrëveshje me Ministrin Veliaj per pensionet e emigranteve qe ndodhen ne Hungari. Ne fund te takimit janë shpërndarë edhe 20 bursa per studentet shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS