Mustafa: Ndalimi i Haradinajt i motivuar politikisht - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës konsideron se ndalimi i kreut te AAK-se Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze është kryer ne baze te nje fletarresti te motivuar politikisht nga Beogradi. Ne mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri Isa Mustafa tha se vazhdojnë përpjekjet per lirimin sa me pare te tij.?Shprehim shqetësimin e qeverise per procedurat e ndalimit te Ramush Haradinaj. Ai është ndaluar nga autoritetet franceze ne baze te nje fletarresti te motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Këto veprime te Serbisë bëhen me tendenca te qarta për te provokuar tensione konflikte dhe per te dëmtuar proceset evropiane ne rajon dhe me gjere?.Mustafa ka theksuar se Haradinaj pas dy proceseve gjyqësore ka dale i pafajshëm.?Akte te tilla janë te papranueshme. Haradinaj ka dëshmuar pafajësinë e tij dy here ne proceset gjyqësore ne Gjykatën e Hagës. Presim qe ai te kthehet shume shpejt ne Kosove dhe qe qeveria franceze te kete parasysh se fletarrestet janë politike dhe nuk kane baze ligjore?.Haradinaj u ndalua te mërkurën në Bazel mbi bazën e një fletarresti të Serbisë për krime lufte te kryera prej tij në Kosovë. Gjykata e Apelit ne Kolmar vendosi qe ta lere ate ne paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradim. Ne Prishtine tre partitë opozitare mbajnë nje marshim proteste përpara Ambasadës Franceze per te kërkuar lirimin e Haradinajt. Edhe ne Shkup është njoftuar gjithashtu mbajtja e nje proteste.

Share This Video


Download

  
Report form