Qyteti i Kukësit është pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Si pasojë e këtyre reshjeve, ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Trashësia e borës në qytetin e Kukësit arrin 50 cm ndërsa në zonat e thella ka arritur 1 metër.
Burime për Report Tv mësojnë se nuk ka probleme me furnizimin me ujë, por nga temperaturat e ulëta dhe ngricat janë ngrirë depozitat e ujit të vendosura në tarracat e pallatave.