5 minuta pasi kishte nisur shfaqja ??Don Kishoti?? në Teatrin Kombëtar është ndërprerë energjia elektrike.
Një defekt teknik i papritur ka lënë në errësirë, sallën e Teatrit Kombëtar, ku spektatorët në sallë kanë qenë të shumtë.
Burime për Report Tv tregojnë se në sallë, teksa presin të rkthehet energjia elektrike, aktori Gent Hazizi për 30 minuta ka zhvilluar një monolog me elektrik dore.
Spektatorët në sallë pavarësisht kësaj ndërprerje të energjisë duartrokasin dhe qeshin në sallë me monogolun e Hazizit.